Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj personale.
Sipas burimeve të Prive, ajo është duke shijuar një njohje të re, por ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Edhe pse Xheneta ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, burimet bëjnë të ditur se mashkulli misterioz që ka fituar zemrën e saj është një shqiptar i diasporës.
Deri më tani, ajo nuk ka ndarë asnjë detaj publikisht dhe nuk ka pasur postime që e lidhin me këtë romancë, duke ngritur edhe më shumë kuriozitetin e fansave.
Mbetet për t’u parë nëse Xheneta do të vendosë ta bëjë publike këtë lidhje apo do të vazhdojë ta mbajë larg syrit të mediave.