E vutë re? Dj Gimbo injoron Jozin pas surprizët për Gjestin (Video)

Mbrëmjen e kaluar, surpriza e DJ Gimbo për Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania shkaktoi emocione dhe reagime të shumta, por një detaj i veçantë nuk i shpëtoi publikut.

Teksa shumica e banorëve e mirëpritën DJ-in e njohur, një moment mes tij dhe Jozit u bë viral.

Jozi iu afrua Gimbos për t’i dhënë dorën, por ky i fundit nuk e pranoi.

Ky veprim i papritur ka ngritur dyshime dhe diskutime në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit po e interpretojnë si një mesazh të heshtur për qëndrimin që Jozi ka mbajtur ndaj Gjestit gjatë lojës.