Mbrëmjen e sotme, gjatë spektaklit Prime të Big Brother VIP Albania, u transmetuan pamjet e takimit të fundit mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë, pak para se Egli të linte garën.
Dyshja u takua në Dhomën e Rrëfimit, ku patën mundësinë të sqarojnë njëri-tjetrin mbi dinamikat e krijuara mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi. Ky moment i fundit mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe reflektim.
Gjestit iu dha rasti t’i shprehë Eglit ndjesën e tij, duke i kërkuar falje për çdo situatë që mund ta kishte lënduar apo mërzitur gjatë eksperiencës së tyre në format.
Egli, me një ton të qetë dhe të sinqertë, i dha një përgjigje prekëse: “Me shpirt të fal.”
Biseda mes tyre:
Egli: Unë po dal se nuk e përballoj dot më
Gjesti: Nuk po e kuptoj, e di që ke gjithë këtë stres, ke vjellë, e di që më ke dash, po mos e jep veten kaq shumë
Egli: Pavarësisht të gjithave nuk kam luajt në asnjë moment të vetëm sa kam hyrë
Gjesti: Ke qenë në ngarkesë të madhe ekstrem. A do më falësh?
Egli: Me shpirt të fal