Pas daljes nga Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes shëndetësore të të atit, G Bani ndau një video në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë tij dhe informon publikun se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe e mirë.
Reperi u shpreh se kishte marrë shumë mesazhe nga ndjekësit dhe ndjeu si detyrim të informonte publikun mbi situatën e familjes së tij.
Megjithatë, pas publikimit të videos, G Bani është përballur me komente negative, ku disa individë kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e situatës, duke e cilësuar si lojë apo shpifje.
Në lidhje me këto reagime, G Bani ka bërë një sqarim publik në rrjetet sociale, duke u shprehur mbi situatën dhe duke iu përgjigjur kritikëve
“Kanë postu’ videon me Babin në TikTok dhe më asht’ kënaq shpirti tu lexu’ me qindra urime nga shqiptare prej të gjitha trevave. Mirë po, kan’ komentu’ dhe mjaft rob*ira të cilet për veç se përdorin fjalor fyes, kanë guxim dhe flasin për montim, shitje, rrenë dhe ça tjetër u shpik shejtani mrena trunit. Sqarim:
1. Babi im ka kalu episod, nuk ka qan’ në gradë të funit.
2. Un nuk pres t’ më vdesi Baba me lan lojën e Bigut se para familjes
nuk vej gja tjetër.
3. Produksioni e ka për detyrë të mě lajmëroje në raste emergjence
shëndetsore dhe i janë përmbajt detyrimit ligjor dhe moral duke më
transmetu deshirën e familjes për të qan afër tim Eti.
4. Un nuk jam shit as nuk jam ble. E vetmja pagesë janë 5 mijë lekshi
nga Kutia e Emergjencës.
5. Po të ishte me dal me zarf të zi, do dilja me zarf të zi se nuk mě ka
hanger për 5 copë, nuk ma nite edhe për të 6in.
6. Dokumentat nga shtrimi i Babit i kam te disponueshme për cilin do
që ven bast publikisht me mu kundrejt shumës 100.000 euro.
7. Kush do që më shan e ka të shame!
8. Avioni i WizzAir ku kam dal foto, nuk ka qan bosh por gati gati full
flight.
9. Për ta kuptu se sa me hadër më ka mbajt produksioni, futini një
kerkim ne youtube me fjalët “g-bani big brother” dhe po gjetët 1
video ku shfaqem duke fol qetë, e ri diskutojmë. Në të gjitha shfaget
vetëm pjesa ku reagoj, as një herë shkaku.”