Pas largimit të Eglit nga Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes, një nga ish-banoret e programit, ka reaguar në lidhje me situatën e saj.
Ajo ka ndarë mendimet e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje dhe empati për Eglin.
Efi ka thënë:
“Doja të thoja disa fjalë në lidhje me Eglin. Jam e vetëdijshme që në momentin kur vendos të bëhesh personazh publik do marrësh komente dhe opinione. Por mos u shprehni në këtë mënyrë. Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër.”
Ajo ka shtuar se kur bëhet fjalë për shëndetin, është e rëndësishme që të gjithë të tregojmë empati dhe dashuri, dhe të kuptojmë se në këtë moment, duhet të bëhemi më të kujdesshëm dhe të mbështesim njëri-tjetrin.
Efi përfundon me një mesazh mbështetjeje për Eglin:
“Jam e lumtur që ajo vajzë doli nga aty dhe uroj me gjithë zemër të kujdeset dhe t’i japë sa më shumë dashuri vetes.”