Aktorja e njohur e “Portokalli”-së, Cubi Metkaj, ishte e ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për marrëdhënien e saj me Egli Tako dhe analizoi dinamikat e lojës së saj në Big Brother VIP Albania.
Duke qenë se Cubi ka një miqësi të ngushtë me Eglin edhe jashtë shtëpisë, ajo ndau mendimet e saj mbi eksperiencën e shoqes së saj në reality show, si dhe mbi marrëdhënien e saj të tensionuar me Gjestin.
E pyetur për komentet që ka marrë, veçanërisht pasi solli Eglin si personazh në “Portokalli”, Cubi tha se reagimet kanë ndryshuar ndjeshëm pas largimit të saj nga shtëpia.
“Vjen një moment që njerëzit ndahen, ka edhe pro, ka edhe kundër. Që nga momenti që ajo doli, ka pasur shumë komente negative. Më parë kishte më shumë mbështetje për të. Njerëzit duket se e kanë përqafuar faktin që ajo u largua dhe e mbështetën vendimin e saj. Për mua, nuk ka problem komentet, edhe kur janë fyerje, sepse unë jam aktore dhe i marr parasysh. Raportin që kemi unë dhe Egli njerëzit nuk e dinë fare, kështu që nuk më lëndon kjo pjesë.”
Cubi më tej tha se e pret me kuriozitet reagimin e Eglit për mënyrën se si ajo e ka interpretuar.
“Pres që të më thotë vetë se sa e kam arritur. Unë mendoj që, duke qenë edhe vetë aktore, Egli do ta përqafojë këtë personazh ashtu siç e kam sjellë unë.”
Largimi i Eglit nga Big Brother VIP Albania ka nxitur shumë diskutime mes publikut, me reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Cubi Metkaj duket se nuk e ka problem ekspozimin ndaj këtyre komenteve, duke theksuar se e sheh gjithçka si pjesë të profesionit të saj si aktore.