Largimi i papritur i Egli Tako nga gara e Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në rrjedhën e spektaklit.
Për shkak të arsyeve shëndetësore, Egli ka vendosur të tërhiqet nga loja, një vendim që ka bërë që Big Brother të anulojë televotimin e javës.
Në njoftimin zyrtar të produksionit thuhet:
“Anulohet televotimi! Vendimi si shkak i largimit të Eglit nga gara për arsye shëndetësore.”
Largimi i Eglit ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda shtëpisë, me disa prej banorëve që janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e saj.
Në veçanti, Gjesti ka komentuar situatën duke thënë: “Ishte duke i bërë vetes keq…”, duke sugjeruar se Egli mund të ketë qenë nën shumë presion gjatë qëndrimit të saj në reality show.