Një debat i fortë ka shpërthyer mes Vserlos dhe Kellyt në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke sjellë tensione të mëdha mes tyre.
Gjithçka nisi kur Vserlo akuzoi Kellyn se po “shiste” familjen për klikime dhe vëmendje mediatike. Kjo deklaratë ndezi një reagim të ashpër nga Kelly, i cili iu përgjigj me tone të forta.
Vserlo: “Nuk e shes unë familjen për klikime siç e shet ti.”
Kelly: “Shes unë familjen për klikime? Ah mër dy leksh i vogël, o zar.”
Pasi debati u tensionua më tej, Vserlo nuk qëndroi i heshtur:
Vserlo: “Dy lekshin ta bëj njësh unë.”
Në këtë moment, Kelly reagoi edhe më ashpër, duke e paralajmëruar Vserlon se nuk do ta linte të qetë atë natë:
Kelly: “Për fytyrën tënde do shes familjen unë, mër plehrë? 15 herë do qash sot, nuk ka gjumë për ty sot, o skile e vogël. T’i tregoj unë klikimet e familjes time ty. Mbaje mend se çfarë do të bëj.”
Vserlo vijoi të këmbëngulte se Kelly po e përdorte këtë taktikë për të qëndruar më gjatë në shtëpi, duke e akuzuar se e kishte bërë gjithçka për lojën:
Vserlo: “E ke bërë që të qëndrosh këtu.”