“Në dhomën e rrëfimit, i thashë…” – Gjesti zbulon takimin e fundit me Eglin

Pas largimit të papritur të Egli Tako nga Big Brother VIP Albania 4, Gjesti ka ndarë detaje nga momentet e fundit që ka kaluar me të.

Ai tregoi se e kishte përcjellë në dhomën e rrëfimit, ku Egli ishte duke qarë, dhe përpiqej ta qetësonte.

Gjynah Egli. Shkova në dhomën e rrëfimit e përcolla, qante, gjynah. Ia shpjegova disa gjëra, ishalla më ka kuptuar. E kuptoi që vetëm vetes keq po i bën. E shkatërron veten pa sens, pa asgjë.”

Sipas Gjestit, presioni dhe izolimi në shtëpi e kishin rënduar shumë Eglin, duke e bërë të ndjehej gjithnjë e më keq. Ai shprehet se vendimi për t’u larguar erdhi në momentin e duhur, pasi Egli duhet të mendonte për veten.

U bë e tepërt, nuk është kjo dashuri, është të luash nga mendja, i bën vetes keq. E di që kur të kalojnë 2 ose 3 ditë ka me i pa gjërat, do jetë mirë, do qetësohet.”

Ai gjithashtu përmendi se edhe motra e Eglit i kishte sugjeruar që të vinte shëndetin dhe veten në radhë të parë.

Gjynah pasha Zotin. E ka pasur nga izolimi. Ishte e kotë, edhe motra i tha vëre veten të parën.”

Largimi i Eglit ka shkaktuar një tronditje në shtëpi, me shumë banorë që kanë shprehur keqardhjen për gjendjen e saj dhe mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i saj në BBVA4.