Klajdi Musabelliu, ish-banori i Big Brother VIP 4, ka ndarë së fundmi një histori të veçantë dashurie, e cila ka mbetur e pazbuluar për një dekadë.
I ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin, Lei Krajan dhe Arbër Çepanin, ai foli jo vetëm për përvojën e tij në shtëpinë e famshme, por edhe për një ndjenjë që e ka mbajtur për 10 vite pa një përgjigje të qartë.
Gjatë intervistës, Klajdi tregoi se kënga e tij e fundit, “E bukur”, ka marrë një reagim shumë pozitiv nga publiku, sidomos nga vajzat. Megjithatë, ai theksoi se personi për të cilin e ka dedikuar këtë këngë nuk ka reaguar ashtu siç ai do të kishte dëshiruar.
“Të gjitha vajzat e pëlqejnë, përveç asaj që unë ja kam dedikuar. Unë kam fituar zemrën e çdo vajze, vetëm të asaj që dua unë, s’e kam fituar.”
Ai pranoi se kjo vajzë është dikush që e pëlqen prej 10 vitesh, por duket se ndjenja e tij ka mbetur e padukshme ose nuk është reciprocitet.
“Ka 10 vjet që unë këtë vajzën po e pëlqej, por ajo nuk e kupton që unë e pëlqej, ose nuk do që ta kuptojë.”
Ndonëse Klajdi nuk zbuloi emrin e vajzës, deklarata e tij ka ngritur shumë pikëpyetje. A është kjo një figurë publike? A është dikush që ai e ka njohur nga afër apo dikush që ka pasur një histori të paplotësuar me të?