Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, G-Bani ka ndarë një përvojë të vështirë që ka përjetuar gjatë fluturimit të tij.
Në një postim në InstaStory, ai ka rrëfyer momentet dramatike që ka kaluar, duke treguar se ka humbur ndjenjat, ndërsa ndodhej 12.000 metra lartësi.
“Stomaku copash nga ilaçet. Tu u dridh nga ethet me 39 temperaturë. Në mendje babin që ishte në spital. Humba ndjenjat dhe desh u fika, 1 orë e 30 minuta pa arritur në destinacion, në 12.000 metra lartësi.” – shkroi ai.
Në këtë situatë të vështirë, ai shprehu mirënjohjen për pasagjerët shqiptarë. Ai gjithashtu falenderoi punonjësit e Policisë së Shtetit, stafin e aeroportit dhe një pasagjere që e ndihmoi në momentet kritike.
“Faleminderit Zotit për pasagjerët shqiptarë që nuk janë të ‘ftohtë’, u çuan direkt me më ndihmu. Dhe për Engjëllin e bukur që e kishte fluturimin një kohë me mua e më fali surprizën më të bukur.”
Në fund të postimit të tij, Bani theksoi se ka marrë shumë dashuri dhe mirëkuptim nga njerëzit pas daljes nga shtëpia, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë forcë në këto ditë të vështira.