E rëndë/ Sharje dhe përleshje fizike pas varrosjes së vëllait të Unikkatil (Video)

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur sot pas ceremonisë së varrimit të reperit Mentor Palokaj në varrezat e Gurakocit, Istog.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Demos, disa persona u përfshinë në një debat të ashpër, i cili thuajse degjeneroi në përleshje fizike pas një konfrontimi verbal.

Në videon e publikuar, dëgjohen sharje dhe ofendime, mes tyre edhe fraza si:”Çka *** po këqyrë?”

Identiteti i personave të përfshirë dhe shkaku i konfliktit mbeten ende të paqarta. Situata ndodhi në prani të reperit Unikkatil, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë mortore.

Mentor Palokaj u gjet i pajetë të dielën në një banesë në lagjen Arbëria, Prishtinë. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë zbardhur ende, ndërsa policia ka gjetur në vendngjarje një armë zjarri dhe një sasi substance të dyshuar narkotike. Hetimet mbi rastin po vazhdojnë.