E papritur/ Egli Tako ndërpret garën e “Big Brother” — ja pse

Një tjetër largim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Egli Tako është detyruar të ndërpresë garën për arsye shëndetësore, siç u njoftua nga Vëllai i Madh në një zarf të kuq.

“Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, u lexua gjatë spektaklit.

Largimi i saj ka sjellë emocione të forta mes banorëve, të cilët u shprehën të mërzitur për daljen e parakohshme të Eglit.

Deri më tani, nuk ka një deklaratë të detajuar nga vetë ajo, por pritet që Egli të flasë për eksperiencën e saj dhe arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Ndjekësit e saj jashtë shtëpisë kanë reaguar me mbështetje dhe mesazhe të shumta, duke i uruar shërim të shpejtë.