Në edicionin aktual të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e publikut për sjelljen e saj shpesh emocionale dhe lidhjen e afërt me Gjestin.
Egli është parë shpesh duke shfaqur emocione të forta, shpërthime në lot dhe mbështetje të pakushtëzuar ndaj Gjestit.
Mirëpo së fundmi, një moment specifik brenda shtëpisë ka ngritur pikëpyetje mbi sinqeritetin e emocioneve të saj. Gjatë një situate ku Egli u pa me lot në sy pranë Danjës, ajo papritmas ndryshoi sjellje, duke parë përreth për kamerat dhe më pas filloi të këndojë.
Ky veprim ka nxitur diskutime mes shikuesve, duke ngritur dyshime nëse emocionet e saj janë të sinqerta apo pjesë e një aktrimi.
@folejadardanis
Kujtojmë se Egli ka përmendur më parë se dëshiron që publiku ta njohë atë përtej thashethemeve dhe të shohë anët e saj të vërteta. Megjithatë, ky incident i fundit ka shtuar dyshimet mbi autenticitetin e sjelljes së saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.