Largimi i Egli Tako nga Big Brother VIP Albania 4 për arsye shëndetësore ka sjellë një sërë reagimesh në rrjetet sociale nga personazhe të njohur të ekranit.
Zebervoki: “Shpresoj që Egli të jetë mirë, por për vendimin mendoj se ishte gjëja e duhur për t’u bërë, sepse nuk e meritonte atë situatë në të cilën e kishte përplasur loja. Sa për “kingin”, a thua është i lumtur tani që u bë shkak që Egli të linte lojën?!”
Sara Gjordeni: “Tani që dole, mos lexo asnjë koment! Nuk je asgjë nga ato që thonë. Të pres me krahët hapur për disa fjalë zemre nga eksperienca, kurdo që ti të bëhesh më mirë!”
Jul Deda: “Hera e parë në këtë Big Brother, që Egli mendoi për veten e saj. Asgjë para shëndetit.”
Ronaldo Sharka: “Së pari, uroj që Egli ta marrë veten sa më shpejt dhe gjithçka rreth shëndetit të saj të shkojë mirë. Do t’ju lutesha të kursenit komentet për të. Ajo tashmë është jashtë shtëpisë dhe ka nevojë për dashurinë tonë.”
Aulona Musta: “Shëndeti mbi të gjitha! Absolutisht, @eglitakoooo ka qenë një ndër banoret që na ka dhuruar më shumë emocion këtë Big Brother. Do kisha dashur ta kisha parë në finale. Më erdhi shumë keq që la veten në plan të dytë, por në këtë pikë, vendimi më i mirë që ka marrë është që doli.”
Reagimet kanë qenë të shumta, por mesazhi kryesor që përcillet është mbështetja për Eglin, duke theksuar se shëndeti dhe mirëqenia e saj janë më të rëndësishmet se çdo lojë apo finale.