Largimi i papritur i Egli Takos nga Big Brother VIP Albania 4 për arsye shëndetësore ka sjellë reagime të ndryshme brenda shtëpisë.
Njëri prej banorëve që e komentoi këtë situatë ishte Gjesti, i cili, ndërsa ndodhej në kuzhinë duke biseduar me Olën, shprehu mendimin e tij mbi situatën.
“Ishte duke i bërë vetes keq…”, u dëgjua të thoshte ai, duke lënë të kuptohet se Egli ndoshta po përjetonte shumë stres gjatë qëndrimit në shtëpi.
Gjesti dhe Egli kishin krijuar një raport të afërt gjatë qëndrimit në BBVA, dhe largimi i saj ka ndikuar dukshëm tek ai.
Ndërkohë, banorët e tjerë gjithashtu e kanë komentuar këtë situatë, duke shprehur shqetësimin dhe dëshirën për ta parë Eglin mirë jashtë shtëpisë.
Ndërsa Egli ende nuk ka dhënë një deklaratë pas daljes së saj, pritet që ajo të flasë më shumë për gjendjen e saj dhe eksperiencën brenda shtëpisë në ditët në vijim.