Një burrë i cili u kap nga gruaja e tij duke bërë seks me një femër tjetër, në pjesën e pasme të një furgoni, pretendon se nuk ka bërë asgjë të keqe pasi tradhtia ndodh çdo ditë, kudo në botë.
34-vjeçari u filmua më të dashurën nga nëna e katër fëmijëve të tij, teksa kjo e fundit i gjeti në fugonin e punës, të parkuar në një rrugë.
E tërbuar nga ajo çfarë pa, Charmain Cherowbrier, e cila kishte qenë për 17 vite e dashuruar me Warren, filmoi gjithë skenën teksa në sfond dëgjohej të bërtiste “a je me të në pjesën e pasme të fugonit”.
Në videon e bërë virale në rrjetet sociale, gruaja dëgjohej ta quaj të dashurën e tij “një çantë”.
Mirëpo së fundmi ka thyer heshtjen Cherobrier, i cili pretendon se para aktit ishte ndarë nga bashkëshortja e tij dhe ishte larguar nga shtëpia.
“Ka dy anë në çdo histori. Nuk është aspak një kohë e vështirë për mua sepse u ndava nga gruaja dhe isha larguar nga shtëpia. Ndodh mijëra herë, çdo ditë, kudo në botë, kështu që për sa më përket mua, nuk kam bërë asgjë të keqe. Ne u ndamë vitin e kaluar dhe unë u largova nga shtëpia bashkëshortore, kështu që nuk e shoh si problem. Problemi i vetëm është se është bërë virale,” u shpreh ai.
Një mik i ngushtë i Cherowbrier ka treguar se: “Warren dhe Charmaine nuk kanë qenë bashkë që nga viti i kaluar. Warren i tha Charmaine se do ta donte gjithmonë dhe do të ishte aty për të dhe fëmijët, por se ai nuk ishte më i dashuruar me të.
Ai u shpërngul nga shtëpia vitin e kaluar dhe Charmaine nuk mundi ta pranojë atë.
Ajo është e lënduar por prej kohësh, ata nuk ishin të lumtur bashkë. Ata ishin takuar kur ishin 15 vjeç, por stresi i jetës së të rriturve i ka larguar nga njëri tjetri”.
Që nga publikimi i pamjeve, Cherowbrier ka pohuar se ai e kishte tradhtuar shtatë herë para se ajo ta kapte atë.
Ajo e akuzoi atë se fillimisht ai e kishte tradhtuar në 2012, pastaj përsëri në 2013 dhe përsëri në 2015, por ajo i dha atij një shans tjetër.
Dyshja u martuan në vitin 2016, por ai dyshohet se vazhdoi të ishte i pabesë, duke pasur sërish lidhje në 2017, 2019 dhe 2024.