Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përveç tensioneve dhe sfidave, nuk mungojnë as mesazhet e mbushura me ndjenja të forta.
Së fundmi, Redon Berani ka dërguar një mesazh për Egli Takon përmes platformës “Big Love”, duke i shprehur mbështetjen dhe forcën e tij në këtë rrugëtim të vështirë.
Në mesazh, ai shkruan: “Sytë janë pasqyra e shpirtit tënd të bukur. Të lutem mos lejo të venitet shkëlqimi që reflektohet në to.”
Ai e mbyll mesazhin me një deklaratë të sinqertë: “Kjo eksperiencë do mbarojë dhe unë mezi pres të të takoj.”
View this post on Instagram
Ky gjest ka prekur ndjekësit dhe ka shtuar kureshtjen mbi natyrën e raportit mes tyre jashtë shtëpisë.