Prime-i i fundit i Big Brother VIP Albania ka qenë i mbushur me tensione, emocione dhe deklarata të forta.
Largimi i G-Banit preku ndjekësit, pasi ai u tërhoq nga gara pas lajmit që babai i tij ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërkohë, debati mes Eglit dhe Gjestit për nishanin u përshkallëzua, duke shkaktuar tensione të mëdha mes tyre dhe duke ndikuar në marrëdhënien e tyre.
Në mes të gjithë këtyre ngjarjeve, një tjetër person që po tërheq shumë vëmendje është Ola Zenelaj. Ajo ka shkaktuar bujë në shtëpi me sjelljen e saj flirtuese, duke krijuar afrimitet me disa banorë.
Pas një darke me Laert Vasilin, ajo shprehu pëlqim për Joz Markun dhe më vonë pati një moment flirtimi me Gjestin gjatë një dushi.
Në një moment, ai i kërkoi në mënyrë shakaje që të flinin së bashku, dhe më pas ata u panë duke shkëmbyer puthje përmes xhamit. Ola iu përgjigj me humor: “Me një jorgan, jo me dy”, një koment që erdhi pikërisht pas debatit të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.
bro WHAT is he doing #bbvipal4 pic.twitter.com/cPtQqEvFkU
— annoyed (@bilemss) March 5, 2025