Pas Prime-it të djeshëm, Egli dhe Gjesti kanë pasur një debat të fortë, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime.
Gjesti e akuzoi Eglin se po e përdorte situatën me nishanin për ta ulur atë, duke i thënë se kishte shkuar te Danja për t’i treguar se si e kishte dëmtuar.
Nga ana tjetër, Egli mohoi akuzat, duke sqaruar se biseda me Danjën nuk kishte qenë konkrete dhe se gjithçka kishte nisur nga Dhomë e Rrëfimit, ku ata kishin folur për këtë çështje.
Në një moment tensioni, Egli shpërtheu ndaj Gjestit, duke i thënë:
“Turp të kesh, je super lojtar që ma bën mua këtë gjë… Po ti kush je, o i pafytyrë, që unë vazhdoj të të mbroj… i pacipë!”
Situata u përshkallëzua me ofendime të ndërsjella, ndërsa Egli u përlot, duke përsëritur se nuk e meritonte një trajtim të tillë.
Nga ana tjetër, Gjesti vijoi të mohojë se kishte ndonjë pakënaqësi ndaj trupit të saj, duke tentuar të shpjegojë se gjithçka ishte keqkuptuar.