E papritur/ Gjesti u jep lajmin banorëve, vendos të largohet nga Big Brother (Video)

Gjesti ka shkaktuar një tjetër “dramë” në Big Brother VIP Albania 4, duke deklaruar se dëshiron të largohet nga shtëpia.

“Më e rëndësishme është shëndeti im sesa loja,” – u shpreh ai, ndërsa banorët u mblodhën te dera duke i kërkuar të mos largohej.

Egli, e prekur nga vendimi i tij, vendosi të dalë bashkë me të. “Kemi qenë bashkë nga dita e parë, bashkë do të dalim nga dera e kuqe,” – tha ajo, duke lënë të kuptohet se ishte gati të braktiste lojën.

Por gjithçka rezultoi të ishte një “prank” nga ana e Gjestit! Në një kthesë të papritur, ai u fut brenda dollapit të lavanderisë, duke lënë banorët dhe publikun të habitur nga veprimi i tij.

@dashi0070 #dashi_official007 #fürdich #fyp #forupage #videoviral #foruyou #bigbrother #meluizin #duett ♬ Originalton – dashi_official007