Prime-i i fundit i Big Brother VIP Albania ka sjellë emocione të forta dhe deklarata të papritura nga banorët, veçanërisht pas largimit të G-Banit.
Danja ka folur hapur për këtë situatë, duke ndarë mendimet e saj me Joz Markun. Edhe pse ajo i ka uruar shërim të shpejtë babait të G-Banit, ka qenë e qartë se nuk e fal për ofendimet që ka marrë nga ai gjatë qëndrimit në shtëpi.
“I thashë ishalla bëhet më mirë babai edhe kaq. Për ta falur nuk e fal G-Banin. O për lojë, o ku di unë, disa gjëra nuk thuhen. Le të më gjykojë gjithë dynjaja, le të më thonë shtrigë. Kurrë nuk më ka ofenduar njeri ashtu në atë gradë, edhe pa i bërë asgjë,” – është shprehur ajo.
Më tej Danja shtoi me ironi: “Nervat e atij do i hajë kjo detektivja e shtëpisë (Gerta), u bë me atë që të hante ndonjë copë tortë”
Ndërkohë, tensionet mes Eglit dhe Gjestit vijojnë të rriten. Gerta, e cila shpesh ndërhyn në debatet e banorëve, nuk është përmbajtur ndaj Eglit, duke i bërë një deklaratë të fortë:
“Edhe po të shkeli me këmbë Gjesti ty, ok është,” – ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i saj në këtë situatë është i qartë.