Një episod i pazakontë mes Loredanës dhe Jozit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në platformën X (ish-Twitter), shihet momenti kur Loredana e godet Jozin me një shishe, ndërkohë që ai ndodhej i shtrirë në dhomën e makijazhit, duke marrë një trajtim estetik.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat, të cilët po diskutojnë nëse bëhet fjalë për një shaka mes tyre apo një veprim të nxitur nga tensionet e fundit.
dhunusja 🎀 #bbvipal4 pic.twitter.com/nKCiuhpi9G
— buzz💋 (@zonjaputhje) March 5, 2025
Dyshja është përfolur pas spektaklit të së martës, ku Jozi u komentua për afrimitetin e tij me banoren Olën, çka disa e konsideruan si një “tradhti” ndaj marrëdhënies së tij me Loredanën.
Ky detaj ka shtuar spekulimet nëse veprimi i Loredanës ishte një reagim ndaj kësaj situate apo thjesht një moment loje mes tyre.