Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur një debat i fortë mes Gjestit dhe Gertës, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve.
Shkaku i përplasjes ishte një incident me disa rroba të Gjestit, të cilat Gerta i ka dëmtuar gjatë larjes. Ky veprim e ka irrituar këngëtarin, duke e shtyrë të planifikojë një hakmarrje ndaj saj.
Prej kohësh, mes tyre ka pasur tensione dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme, ndërsa ky debat i fundit vetëm sa i ka përshkallëzuar më tej përplasjet mes dyshes.
Përplasja ka arritur në një pikë kritike, duke detyruar produksionin të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Vëllai i Madh ka kërkuar një sqarim mes dy banorëve, në përpjekje për të ulur tensionin.
Pas incidentit, Gerta është thirrur në Dhomën e Rrëfimeve, ku pritet të shpjegojë arsyet e veprimeve të saj dhe ndjenjat pas konfliktit.