Rozana Radi është një nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar, e cila ndër vite ka evoluar jo vetëm në karrierë, por edhe në pamje.
Së fundmi, në rrjetet sociale janë rikthyer disa imazhe të vjetra të saj, duke bërë që ndjekësit të komentojnë ndryshimin e madh të këngëtares dhe moderatores.
Në fotot e publikuara, Rozana shihet me një stil krejt ndryshe nga ai i sotmi. Flokët bionde dhe look-u ekstravagant kanë qenë pjesë e imazhit të saj në të kaluarën, ndërsa sot ajo preferon një stil më elegant dhe të kuruar.
Ndërsa disa kanë shprehur habinë për ndryshimin drastik, të tjerë kanë theksuar se Rozana Radi ka ruajtur gjithmonë sharmin dhe hijeshinë e saj, pavarësisht viteve që kanë kaluar.
Lexo edhe: Ka një arsye të thjeshtë pse Rozana Radi nuk shkruan më tekste për këngëtarë të tjerë!