I rikthehet sherrit të vjetër, Rovena “shpërthen” ndaj Rozanës: “Llumi i industrisë”

Hyrja e Rozana Radit në BBV ka risjellë disa situata të shkuara të këngëtares në vëmendjen e publikut, ndër to edhe të sherrit me këngëtaren Rovena Stefa.

Vet Rovena ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një postim ku tregohej një intervistë e disa viteve më parë e Rozana Radit, ku tregonte duke qeshur se si ka dhunuar fizikisht Rovenën, duke e cilësuar Rozana Radin si “llumi i industrisë”.

Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet se si ka rraf Rovena Stefën plus pos asaj e ka droguar me hapa për gjumë për ti pre flokët! Llumi i industrisë!”- shkruhet në videon e ripostuar nga Rovena.