Njihuni me partneren e re të Armando Brojës (Foto)

Futbollisti shqiptar Armando Broja ka bërë publike lidhjen e tij të re, duke ndarë një foto romantike në Instagram.

Në imazhin e publikuar, Broja shfaqet krah një vajze bukuroshe në një ambient të zbukuruar me tullumbace dhe trëndafila, ndërsa postimin e shoqëroi me një zemër, duke konfirmuar kështu romancën e tij.

Por kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit të Kombëtares?

Sipas “Revista Class”, ajo quhet Sindi Bundo dhe është me origjinë nga qyteti i bukur i Përmetit.

Megjithëse ende nuk dihen shumë detaje për të, duket se bukuroshja ka arritur të fitojë vëmendjen dhe zemrën e Brojës.