Sot banorët e Big Brother VIP Albania kanë zgjedhur liderin e ri të shtëpisë.
Përmes një zarfi të bardhë, ata u informuan se do të votonin për lider, ndërsa në garë ishin anëtarët e një grupi të përzgjedhur nga Top Albania Radio.
Në zarfin e lexuar nga Ola, thuhej:
“Banorë, Top Albania Radio vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit Egli dhe G-Bani. Të gjithë ju duhet të zgjidhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit. Vëllai i Madh iu kujton se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë”.
Pas votimit, Rizarta u shpall lidere e shtëpisë për këtë javë. Ajo ka nisur menjëherë me ndarjen e detyrave për banorët, duke marrë përsipër përgjegjësitë që sjell ky pozicion.
Roli i liderit vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë, i cili do të zbulohet gjatë Prime-it të ardhshëm.