Klajdi Musabelliu ishte shkëputur prej vitesh nga muzika, pasi jeta e vështirë e kishte detyruar të ndiqte rrugën e emigrimit.
Mirëpo, hyrja në “Big Brother Vip” i ndryshoi Klajdit rrjedhën e jetës.
Përveçse iu sigurua rikonstruktimi i shtëpisë, këngëtari i është rikthyer gjithashtu muzikës.
Në një intervistë të bërë së fundmi, Klajdi tregoi se tashmë ka bërë një këngë me Irkenc Hykën, si dhe pret të bëjë bashkpunime të tjera.
“Unë nxjerr këngën e re me Irkencin. E kam kënduar edhe në “Portokalli” ekskluzive. Pas kësaj pres edhe bashkëpunime me çunat, me Petron. Avash – avash”.
Më tej Klajdi shtoi se:
“Unë e kam thënë pafund që në këtë “Big Brother” mua mu rikthye buzëqeshja. Edhe pse nuk qesha ndoshta aq sa duhej apo sa doja por sigurisht që mora një frymëzim shumë të madh. Shumë shtysa kam marrë në këtë Big Brother”.