Fituesi i BBVA, Luiz Ejlli duket se është gati për një reality show tjetër, të paktën kjo është ajo që po thuhet ditën e sotme në rrjet.
Sipas burimeve për “Prive”, fituesit të BBV2 i është ofruar pozicioni i Bes Kallakut në “Ferma VIP”.
Po të njëjtat burime, shkruajnë se Ejlli është në kontakt me televizionin Vizion Plus, ndonëse ende nuk kanë nënshkruar një marrëveshje.
Nga ana tjetër, thuhet se moderatore e këtij edicioni të dytë do të jetë Luana Vjollca. Asnjë nga këto pozicione ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa publiku duket shumë entuziast dhe gati për një dyshe televizive Luiz-Luana.