Xum Allushi, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, u eliminua pas një nominimi përballë Egli Takos.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai u përfshi në diskutime të shumta, kryesisht për mënyrën se si shprehte pëlqimin e tij ndaj Eglit.
Kjo sjellje u perceptua nga disa si romantike, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e cilësuar madje si një lloj “përndjekjeje” të vazhdueshme ndaj saj. Për këtë arsye, Xumi u bë një figurë e përfolur mes publikut dhe analistëve të formatit.
Mirëpo së fundmi, Xumi ka bërë një postim në InstaStory, ku tregon se pak para eliminimit, ka parë një ëndërr me kuptim të thellë, të cilën po e kupton gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.
Dy ditë para se të dilja nga shtëpia më e famshme e BBV4, pashë një ëndërr. Unë jam tip që s’para shikoj ëndrra, por kjo që do ju tregoj është perlë.
Hap sytë dhe isha në mes të detit, fluturoja në ajër dhe shihja një anije super të madhe, të frikshme, pak a shumë si ato luftaraket. Kjo anije ishte e mbushur me kamera 360 gradë. Me miliona kamera të cilat ishin non-stop drejt meje. Ikja majtas, fluturoja djathtas, doja që t’u shpëtoja.
Dal nga mbrapa anijes dhe shikoj një derë të vogël dhe mendova të shkoja aty. Sapo ju afrova të kapem, nuk ia arrita dot dhe përfundova në ujë… Provova të notoj fort drejt anijes, por ishte e pamundur. Teksa e shihja të largohej dhe dëgjoja zhurmën e borisë, teksa venitej gjithashtu dhe shkuma që linte pas më mbulonte sytë dhe kokën, mezi po mundohesha të merrja frymë, të shpëtoja.
Në një moment ngela në mes të një deti shumë të madh…
Thoja me veten time: “Çfarë do bëj tani? Ngela këtu.” Në një moment vjen dikush me një gomone të vogël nga hiçi, nuk e shihja kush ishte. Më kalon pranë dhe më shikon, ecën pak më larg, kthehet dhe më vjen afër. Në atë moment kapem dhe në të 100-ën e sekondit dal në breg të detit.
Të nesërmen thashë: “Ç’kuptim ka kjo ëndërr???” Por… çdo ditë që po kalon, po e kuptoj se çfarë paska qenë!
Me këtë rrëfim, Xumi tregon indirekt se beson që ai u përdor si një “personazh” për audiencë, pa pasur mundësinë të tregonte vërtet versionin e tij.
Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë ndjerë se u portretizua në një mënyrë që nuk e përfaqësonte plotësisht, veçanërisht për raportin e tij me Eglin dhe mënyrën se si u interpretua nga jashtë.
Pavarësisht interpretimit, një gjë është e sigurt: përvoja e tij në Big Brother VIP 4 ka lënë gjurmë tek ai, dhe tashmë ai po reflekton mbi mënyrën se si loja dhe produksioni ndikuan në rrugëtimin e tij.