Ish-konkurenti i Big Brother VIP Kosova, Leo, ishte i ftuar në Fun Club së bashku me Lelën, ku diskutuan për incidentin e bujshëm të Gjestit, i cili kapërceu murin e Big Brother VIP Albania.
Gjatë bisedës, Leo tregoi se Gjesti kishte tentuar diçka të ngjashme edhe gjatë pjesëmarrjes së tij në edicionin kosovar, ndërsa shtoi se e konsideron veprimin e Gjestit si një mënyrë për të tërhequr vëmendje dhe për të krijuar zhurmë rreth emrit të tij.
Edhe Lela ndau të njëjtin mendim, duke theksuar se strategjia e Gjestit gjatë lojës ka qenë e bazuar kryesisht në kërkimin e vëmendjes.
Megjithatë, Leo shtoi se ka respekt për Gjestin, pasi izolimi për një kohë të gjatë mund të jetë shumë i vështirë dhe mund të çojë në veprime impulsive.