Një video nga një intervistë e vjetër e Laert Vasilit e bërë virale së fundmi u bë shkak që të aludohej për një lidhje të shkuar mes tij dhe Ilnisa Agollit.
Shkak për këtë u bë një fjali e aktorit, ku shprehej se është dashuruar me intelektin e një vajze, e cila gjithashtu shkruan, dhe quhej Ilnisa.
Në disa media online kjo deklaratë e tij është lidhur me gazetaren Ilnisa Agolli ndërsa titujt shpreheshin se dyshja kanë qenë në një romancë.
E revoltuar, Ilnisa ka reaguar publikisht në InstaStory-n e saj, tek krahas titujve ka shkruar:
“TURP, TURP, TURP për këtë pocaqi shpifjesh.
Dhe të mendosh që nuk është hera e parë, që lexoj marrina dhe përdjerdhje lidhjesh* të këtij lloji nga çdo gazetar e portal sorrolloji!”