Pas raportimeve se disa prej tyre kanë fshehur sende personale, si cigare dhe veshje, Vëllai i Madh ka marrë një vendim të ashpër.
Në zarfin e zi thuhet:
“Veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sendet personale (veshje, cigare) janë të patolerueshme. Vëllai i Madh nuk ju toleron më, prandaj sonte të gjithë bëni gati valixhet.”
Ky paralajmërim i fortë ka ngjallur panik mes banorëve, të cilët tani po presin me ankth vendimin final.
A do të ketë përjashtime apo ky është thjesht një paralajmërim serioz nga produksioni?