Gjesti habiti publikun dhe banorët e Big Brother VIP Albania pasi kapërceu murin rrethues të shtëpisë dy ditë më parë
Ndërsa sot, produksioni ka publikuar një pjesë të shkurtër të këtij momenti në rrjetet sociale.
Në video, Gjesti shihet sipër murit, ndërsa banorët e shohin të habitur.
Për këtë veprim të Gjestit ka mbërritur një zarf i zi në shtëpi, ndërsa dënimi për të do të jepet nesër në LIVE.