Ngjarja e fundit në Big Brother VIP Albania, ku Gjesti kapërceu murin për t’u larguar nga loja, ka shkaktuar polemika të shumta në rrjet.
Produksioni fiku mikrofonët e banorëve gjatë diskutimeve për këtë incident, por jashtë shtëpisë reagimet nuk kanë munguar.
Një ndër komentet më të bujshme ka ardhur nga Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të BBVA, i cili ka publikuar në InstaStory një video të një majmuni duke u kacavjerrë në mur, një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.
Ky postim ka shkaktuar reagime të ashpra, me shumë ndjekës që e kanë cilësuar ironinë e Shaqirit si të tepruar dhe fyese.
Sipas tyre, ndonëse mund të mos pajtohet me veprimin e Gjestit, krahasimi i tij në këtë mënyrë është i panevojshëm.