Pas lajmit se Gjesti ka kaluar murin e shtëpisë së Big Brother VIP, një reagim ka ardhur nga aktorja Egla Ceno.
Ajo ka reaguar me një video në InstaStory, duke e krahasuar situatën me përvojën e saj në edicionin e kaluar.
“Vitin e kaluar doja të bëja të njëjtën gjë, por pasi kuptova – sepse mendja është për të kuptuar – që po të kaloja murin do të bija sërish në rrethinat e ‘Top Channel’-it, hoqa dorë nga ideja. Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet. Kështu që e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, sigurisht nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’!”
Ndërkohë, ndjekësit presin ende një reagim zyrtar nga produksioni mbi këtë ngjarje të paprecedentë.