Ngjarja e fundit në Big Brother VIP Albania, ku Gjesti tentoi të largohej duke kapërcyer murin, ka shkaktuar debate të mëdha në rrjet.
Si pasojë, produksioni ka dërguar një Zarf të Zi, duke njoftuar se vendimi përfundimtar për fatin e tij në lojë do të shpallet në prime-n e ardhshëm.
Megjithatë, ky nuk është rasti i parë në historinë e Big Brother kur një banor tenton të largohet në këtë mënyrë.
Një nga rastet më të njohura është ai i Brian Belo, fituesit të Big Brother UK 8 (2007).
Në vitin 2015, gjatë sezonit Big Brother: Timebomb, ai u rikthye si një surprizë për banorët, por pas vetëm një jave, ai vendosi të largohej duke kapërcyer murin.
Vendimi i tij erdhi pas përplasjeve të forta me disa konkurrentë, veçanërisht me Helen Wood dhe Marc O’Neill, të cilët e ngacmonin vazhdimisht.