Zarf i zi/ Reagon produksioni pasi Gjesti kaloi murin e shtëpisë (Video)

Pas ngjarjes së bujshme ku Gjesti kaloi murin e shtëpisë së Big Brother VIP, produksioni ka ndërhyrë duke dërguar një zarf të zi, simbol i masave të rënda disiplinore.

Zarfi u lexua nga banori Kelly, ku u bë e ditur se vendimi për Gjestin do të jepet në prime-n e ardhshëm.

Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut, i cili pret të mësojë nëse ai do të përjashtohet apo do të ketë një tjetër vendim nga produksioni.