Janë publikuar në rrjet pamjet nga brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorët shihen duke reaguar teksa Gjesti kalon murin për t’u larguar nga loja.
Pamjet e publikuara tregojnë habinë dhe shqetësimin e tyre, ndërsa produksioni ndërhyri menjëherë për ta rikthyer atë në shtëpi.
“Sapo u hodh Gjesti nga muri” dëgjohet të thotë Vserlo, ndërsa menjëherë produksioni mbyll mikrofonat
Ky veprim ka ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet që e shtynë Gjestin të ndërmarrë këtë hap, veçanërisht pas tensioneve me Eglin.
Ndërkohë, ndjekësit kërkojnë transparencë mbi situatën, ndërsa mbetet për t’u parë si do të veprojë produksioni pas këtij incidenti.