Debatet mes Eglit dhe Gjestit vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në Big Brother VIP Albania.
Pavarësisht pëlqimit të shprehur disa herë nga Egli, duket se ndjenjat nuk janë reciproke nga ana e Gjestit.
Situata është tensionuar edhe më shumë pas një debati pas spektaklit, ku Gjesti ka qenë tepër i drejtpërdrejtë me Eglin. Ai i ka bërë të qartë se nuk ka asnjë interes për të, duke i thënë:
“Jam tallur me ty. Nuk të dua dhe nuk të xhelozoj. Shkurt, shqip: Nuk të dua, dhe nuk të xhelozoj! Betohem në Zot”
Por nuk është ndalur me kaq. Ai e ka kthyer bisedën në një koment mbi pamjen e saj fizike. Duke folur për preferencat e tij tek femrat, ai tha se i pëlqejnë shumë këmbët, gjë që Egli nuk e ka sipas tij, por më pas shtoi me një ton tallës:
“Nuk më pëlqen gishti jot i majtë.”
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Egli do të pranojë realitetin apo do të vazhdojë të insistojë në ndjenjat e saj për Gjestin.