Një situatë e pazakontë ka tronditur ndjekësit e Big Brother VIP Albania, pasi Gjesti është parë duke u larguar nga shtëpia, duke kaluar murin.
Ngjarja ndodhi vetëm pak momente më parë, dhe sipas burimeve në rrjet, produksioni ka ndërhyrë menjëherë duke e rikthyer atë në lojë.
Ky veprim ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë spekulojnë se largimi i Gjestit lidhet me rikthimin e Amberit, Jozit dhe G Banit – një vendim i produksionit që, sipas aludimeve, ai nuk e ka pritur mirë.
Deri më tani, produksioni nuk ka publikuar pamje të qarta të momentit, duke shtuar dyshimet se po përpiqet të menaxhojë situatën në prapaskenë. Megjithatë, video të ndryshme të shkëputura nga fansat kanë nisur të qarkullojnë në rrjet.