Reperi i njohur Fero Fera, i njohur për karrierën e tij në muzikën rap, është martuar për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes disa postimeve në Instagram, ku ka ndarë foto nga ceremonia.
Në njërën nga fotografitë, Fero shkruan: “Mos na shqetësoni”, teksa shihet një pjesë e fytyrës së partneres së tij misterioze.
Kjo martesë nuk është një surprizë për fansat e tij, pasi Fero ka folur më parë për këtë raport, por ka zgjedhur që të ruajë privatësinë e gruas së tij të re, duke e mbajtur larg vëmendjes mediatike.
Reperi, i cili ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale, duket se tani po përjeton një kapitull të ri të lumturisë.