Redon Berani ka folur mbi mundësinë që i është dhënë për t’u rikthyer në shtëpinë e “BBVA”.
Në lidhje me marrëdhënien e tij me Gjestin, Redoni thotë se nuk do të hyjë në mes.
“Në mes nuk do të hyj, mos më votoni nëse mendoni që do të hy në mes sepse duket se janë duke krijuar një marrëdhënie”, u shpreh ai.
“Kisha qenë një krah suportiv, që me mujt me nxjerr një anë të mirë të Eglit, me ia hap sytë se ku po gabon. Nga ana tjetër po harron vendin ku është është pak ndoshta e tepërt”,– shtoi ish-banori i “BBVA”.