Banorët e Big Brother VIP Albania shpesh ndajnë histori nga fëmijëria e tyre, por si dukeshin ata kur ishin të vegjël?
Në rrjet kanë qarkulluar disa foto të rralla nga fëmijëria e disa prej konkurrentëve më të komentuar të këtij sezoni. Disa janë pothuajse të njëjtë si tani, ndërsa të tjerë duken tërësisht të ndryshëm!
Në fotot e publikuara, shfaqet Egli Tako me një pamje engjëllore dhe një buzëqeshje të ëmbël, ndërsa djali i Gilit, Redoni, duket një fëmijë plot gjallëri dhe energji.
Po ashtu, Gjesti, Rozana Radi, Klajdi Musabelliu dhe të tjerë banorë kanë pasur transformime të mëdha nga fëmijëria deri më sot.