Ditën e djeshme, Gjesti u vu përballë një pyetjeje intriguese nga Danja: Nëse Xheneta do të hynte në këtë format, do t’ia ktheje me të njëjtën mënyrë?
Ai deklaroi se nuk është person që do të shkelte një grua, por do të vepronte ndryshe për t’i kthyer situatën.
“Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë. Nuk do t’ia ktheja me të keq, siç më ka bërë mua, por do ta shtija me të mirë që të vuante,” u shpreh ai.
Lidhur me këtë deklaratë të Gjestit ka reaguar vetë Xheneta. Teksa ka publikuar deklaratën e banorit në InstaStory, ish-banorja shkruan: “Wow edhe këtë e niva @bigbrotheralb_vip”.