Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrta ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes.
Gazetari i kronikës ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Qemalit i cili prej kohësh ishte i sëmurë.
“Me hidhërim të thellë thellë ju njoftoj se babai im i dashur Qemali, u nda nga jeta! Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhen më datë 24 shkurt, ora 15:00”, shkruan Elvis Myrta.
Kujtojmë se vitin e shkuar Elvisi ishte pjesë e shtëpisë së BBV, ku preku zemrat e gjithë shqiptarëve tek rrëfeu linjën e tij të jetës e në veçanti me gjendjen shëndetësore të së atit.
Pjesë nga rrëfimi:
“Këtë vit që lamë ishte viti më i vështirë i jetës time, babait tim vazhdimisht i binte imuniteti, ai ka pasur hemoragji të brendshme dhe e gjitha vinte nga kjo. E shtruam në spital, por prej katër ditësh qëndroi në gjendje kome. Të them të drejtën, shpresat humbën dhe mendova se e humba.
Nuk e kisha menduar se do e përjetoja kështu. Një telefonatë më dha shpresë se gjendja e babait u përmirësua, kjo ishte ndjesia më e mirë që kam marrë ndonjëherë.
Pas këtij momenti, për shkak të situatës që kam kaluar, nuk kam pasur një gjendje të mirë psikologjike. Mund të kem kaluar në depresion.
Kisha frikë të konsultohem me një psikolog nga përgjigjet që do të merrja. Doja të gjeja veten sepse e kisha humbur veten. Frymoja kot. Nuk kisha lloj motivi, emocioni”.