Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar në “E Diell”, ku përveçse ka folur për lojën dhe pjesmarrjen e saj në BBV Kosova, është pyetur edhe për situatën e Gjestit dhe qëndrimin e tij në BBVA, ku dashur padashur është përfshirë edhe ajo.
Ajo i është përgjigjur deklaratave të Gjestit brenda këtij formati, i cili e ka quajtur Xhenetën femër të ulët.
“Me gjithë respektin, ai në këtë video e ka treguar veten që është tipik ai mashkulli që një herë vrapon shumë pas një femrës edhe qan e bën gjithçka pas saj, në momentin që ti ndahesh tregon tipik që flet për të ul.
Ai nuk më ka ulur mu, por vetëm veten edhe vlerat e tij. Për atë femrën e ulët ai ka qarë dhe ka vrapuar”.
Mes tjerash theksoi: “Ai nëse tenton mua të më ul para një populli, mendoj që ul veten. Unë më mirë zgjedh me hesht se sa me fol ndaj tij”.
Xheneta tutje tha se po e bën këtë lojë me Eglin si një lloj hakmarrjeje ndaj saj.
View this post on Instagram