Teksa shtëpisë së Big Brother VIP Albania pritet t’i bashkohen tre ish-banorë, spektakli ka surprizuar publikun me tre hyrje të reja, të cilët do të sjellin dinamikë të re brenda shtëpisë.
Njihuni me banorët më të rinj të BBVIP Albania:
Riki – Ai ka qenë pjesë e edicioneve të mëparshme të The Voice. Ai është nga Prishtina dhe një këngëtar i apasionuar pas muzikës.
Shkëlzen Oruçi (Xeni) – 29-vjeçar nga Tropoja, ai është sipërmarrës dhe mjek stomatolog. I dashuruar pas sporteve që ofrojnë adrenalinë, ai përshkruhet si një person që krijon miqësi shumë shpejt dhe që i pëlqen të thyejë rregullat.
Mikela – 26-vjeçare me origjinë nga Tropoja, por që prej vitesh jeton në Itali. Ajo është blogere dhe një vajzë me stil unik. E veçanta e saj? I pëlqen futbolli, por jo futbollistët!
Me këto tre hyrje të reja, dinamika e lojës pritet të ndryshojë, ndërsa publiku është në pritje të tre rikthimeve të bujshme.