Gjatë debateve të shumta në Prime-n e sotëm me Gjestin, Egli tha se kërkon që të lërë shtëpinë.
Ajo u shpreh se ishte tepër e ngarkuar dhe se nuk mund ta vazhdojë më lojën.
“Dua ta lë shtëpinë në këto momente. Të lutem! Është e tmerrshme të më thotë që e hodha poshtë kur po e mbroj në çdo moment. Jam shumë e ngarkuar. Janë shumë fjalë që më janë thënë, janë shumë gjëra që më janë bërë. Jam dukje lënë nam këtu brenda”, tha Egli.
Pas bisedës me Ledion Liçon dhe gjendjes emocionale, ajo qëndroi në Dhomën e Rrëfimit për t’u qetësuar.